| Albanian
TÜRKİYE
3 minuta leximi
Türkiye i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë kundër shkeljeve nga Izraeli
Kryeparlamentari turk, Numan Kurtulmus, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë hapa konkretë për ta mbështetur ligjin ndërkombëtar.
Türkiye i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë kundër shkeljeve nga Izraeli
Türkiye i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë kundër shkeljeve nga Izraeli

Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë i heshtur përballë shkeljeve të vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare nga Izraeli, tha të premten kryetari i parlamentit turk, Numan Kurtulmus.

Duke iu drejtuar një takimi të Konferencës Evropiane të Kryetarëve të Parlamenteve në Romë, Kurtulmus tha se “Ne nuk mund ta lëmë pandëshkueshmërinë të kalojë pa u ndëshkuar”.

Kurtulmus i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë hapa konkretë për të mbështetur ligjin ndërkombëtar.

Erozioni i rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla reflektohet qartë në katastrofën humanitare dhe gjenocidin prej vitesh në Gaza, tha ai.

"Ne nuk mund të mbyllim më një sy ndaj katastrofës humanitare në Gaza dhe në rajonin më të gjerë, si dhe ndaj shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga qeveria izraelite kundër popullit të Palestinës", u shpreh ai.

“Kjo nuk është thjesht një çështje politike, por edhe një provë për ndërgjegjen e përbashkët të njerëzimit,” deklaroi kryeparlamentari turk.

Duke nënvizuar se agresioni izraelit nuk kufizohet në Gaza, Kurtulmus theksoi: “Shkatërrimi, zhvendosja dhe dhuna e kolonëve vazhdojnë në Bregun Perëndimor dhe Izraeli vazhdon ta kërcënojë integritetin territorial dhe sovranitetin e vendeve të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin”.

Është e domosdoshme që parlamentet të bëjnë hapa përpara dhe të marrin një rol aktiv për të ndihmuar në përfundimin e menjëhershëm të vuajtjeve të popullit të Gazës dhe shkeljeve të ligjit ndërkombëtar humanitar, theksoi ai.

Kurtulmus u bëri thirrje parlamenteve të marrin një rol aktiv për t'u hënë fund urgjentisht vuajtjeve të popullit të Gazës dhe shkeljeve të ligjit ndërkombëtar humanitar.

"Ne besojmë se veprimi i koordinuar nga parlamentet mund të forcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe për t'u përballur me shkeljet e vazhdueshme," shtoi ai.

Rendi ndërkombëtar nuk arrin t'i parandalojë konfliktet

Rendi aktual ndërkombëtar ka dëshmuar paaftësinë e tij për të parandaluar konfliktet dhe luftërat, madje edhe në territorin e afërt të Evropës, sipas Kurtulmus.

“Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, që vazhdon për gati pesë vjet tani, është kthyer në një luftë rrënimi që prek të gjithë Evropën dhe jo në një konflikt midis dy kombeve,” tha ai.

Për më tepër, rendi ndërkombëtar ka dështuar të ndalojë gjenocidin e kryer nga qeveria izraelite në Gaza për më shumë se tre vjet, tha Kurtulmus.

Kurtulmus paralajmëroi se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla po pëson një erozion të thellë në aspektin e legjitimitetit dhe funksionit.

Ai vuri në dukje se për të ndërtuar një rend ndërkombëtar më të drejtë dhe më të besueshëm, parlamentet duhet të luajnë një rol aktiv në formësimin, debatimin dhe mbështetjen e rregullave dhe rregullimeve të reja që kërkohen për këtë qëllim.

"Ky është vendi ku diplomacia parlamentare bëhet veçanërisht e rëndësishme. Ajo mund ta plotësojë diplomacinë tradicionale, të mbajë kanalet e komunikimit të hapura dhe kur është e nevojshme të krijojë të reja”, shtoi ai.

“Vendosja e gjithë barrës së zgjidhjes së krizave mbi OKB-në dhe mbështetja vetëm në reformën e OKB-së nuk do të japë rezultate”, shtoi ndër të tjera Kurtulmus.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë