| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Mediet shtetërore: Sulmet ajrore jordaneze vrasin 5 civilë në jug të Sirisë
Më herët, Jordania ndërmori sulme ajrore në jug të Sirisë kundër grupeve që ushtria e saj i lidhi me një sulm, ku javën e kaluar u vranë nëntë persona që merrnin pjesë në një ceremoni mortore në një kishë në mbretërinë jordaneze.
Mediet shtetërore: Sulmet ajrore jordaneze vrasin 5 civilë në jug të Sirisë
Mediet shtetërore: Sulmet ajrore jordaneze vrasin 5 civilë në jug të Sirisë/ AA

Pesë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, sipas mediave shtetërore siriane, u vranë nga sulmet ajrore jordaneze ndaj disa lokacioneve në zonat rurale të provincës jugore siriane Daraa.

Agjencia Siriane Arabe e Lajmeve (SANA) nuk dha menjëherë hollësi për lokacionet e goditura apo identitetet e personave të vrarë.