| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri: Raportohen 23 vatra zjarri, dy mbeten në vëzhgim
Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 47 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale.
Shqipëri: Raportohen 23 vatra zjarri, dy mbeten në vëzhgim
Shqipëri: Raportohen 23 vatra zjarri, dy mbeten në vëzhgim

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, ndërsa aktualisht dy vatra mbeten në vëzhgim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 47 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 65 efektivë të Forcave të Armatosura, tri automjete zjarrfikëse të FA-së, dy helikopterë dhe një avion "Air Tractor" i Forcës Ajrore. 

Në Dajt, zjarri është fikur dhe zona po mbahet në monitorim nga strukturat vendore. Në Priskë, zjarri është shuar plotësisht. Ndërsa sipas autoriteteve në Çikallesh dhe Leshtej-Collak, bashkia Kavajë, operacioni përfundoi pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nga disa bashki dhe mbështetjes nga ajri.

Aktualisht nuk raportohet asnjë vatër problematike që të paraqesë rrezik për zonat e banuara; dy zonat e mbetura janë në monitorim, raportuan autoritet.

AKMC-ja dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe gatishmërinë për ndërhyrje në çdo rast të riaktivizimit të mundshëm.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë