| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Fanella e Vedat Muriqit del në shitje në klubin e Fenerbahçes
Fanellat zyrtare të licencuara të ndeshjeve me emrat e Mason Greenwood, Nathan Ake dhe Vedat Muriqit janë në dispozicion të tifozëve në dyqanet Fenerium dhe në kanalet zyrtare të shitjes digjitale të Fenerium.
Fanella e Vedat Muriqit del në shitje në klubin e Fenerbahçes
Fanella e Vedat Muriqit del në shitje në klubin e Fenerbahçes / Fenerbahçe

Fanellat zyrtare të ndeshjeve me emrin e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, një prej transferimeve të reja të ekipit të futbollit të Fenerbahçes, kanë dalë në shitje.

Në një njoftim nga klubi "verdhë-blu" thuhet se fanellat zyrtare të licencuara të ndeshjeve me emrat e Mason Greenwood, Nathan Ake dhe Vedat Muriqit janë në dispozicion të tifozëve në dyqanet Fenerium dhe në kanalet zyrtare të shitjes digjitale të Fenerium.

Në njoftim theksohet se fanella me numrin 11 e sulmuesit anglez Greenwood, fanella me numrin 15 e mbrojtësit holandez Ake dhe fanella me numrin 19 e sulmuesit kosovar Muriqi janë ndër produktet e licencuara më të spikatura të sezonit të ri.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë