Türkiye dhe Nigeri kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi në prani të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentit të Nigerit, Abdourahamane Tchiani, pas bisedimeve dypalëshe dhe atyre mes delegacioneve në Ankara.
Ndër marrëveshjet e nënshkruara ishte edhe protokolli i zbatimit për periudhën 2026-2030 i memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë ndërmjet dy vendeve.
Protokolli u nënshkrua nga kryetari i Këshillit të Arsimit të Lartë të Türkiyes, Erol Ozvar dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit dhe i Popullit të Nigerit Jashtë Vendit, Bakary Yaou Sangare.
Ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat, dhe ministri i Tregtisë dhe i Industrisë i Nigerit, Abdoulaye Seydou, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për krijimin e Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar (JETCO).
Një protokoll për funksionimin e përbashkët dhe transferimin e Spitalit të Miqësisë Niger-Türkiye u nënshkrua nga ministri turk i Shëndetësisë, Kemal Memisoglu dhe ministri i Shëndetit Publik dhe Higjienës i Nigerit, Garba Hakimi.
Një memorandum tjetër mirëkuptimi u nënshkrua ndërmjet Akademisë së Diplomacisë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Türkiyes dhe Institutit Kombëtar për Studime Diplomatike dhe Strategjike të Nigerit. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler dhe ministri i Punëve të Jashtme i Nigerit, Bakary Yaou Sangare.























