Gati 40 mijë hektarë pyje dhe bimësi janë djegur në të gjithë Francën që ngafillimi i vitit, tha sot ministri i Brendshëm, Laurent Nunez.
"Gati 40 mijë hektarë pyll ose bimësi janë djegur në Francë që nga fillimi i vitit", tha Nunez për radion "France Inter".
Ai tha se zona e djegur ishte dukshëm më e madhe se totali i regjistruar gjatë gjithë vitit të kaluar dhe gjithashtu kishte tejkaluar shifrën e regjistruar në të njëjtën pikë në vitin 2022, të cilin ai e përshkroi si një sezon të jashtëzakonshëm zjarresh.
Sipas tij, autoritetet kanë arrestuar 111 persona në lidhje me zjarret në të gjithë vendin. "Një pjesë e madhe e tyre i kanë pranuar aktet", tha Nunez duke shtuar se 9 nga 10 zjarre u shkaktuan nga aktivitetinjerëzor, qëllimisht ose aksidentalisht.
Qindra zjarrfikës u aktivizuan sot për të shuar flakët, veçanërisht në rajonin jugor Var dhe Korsikë. Nunez paralajmëroi se kërcënimi nga zjarri do të mbetet "mjaft i rëndë" në të gjithë Francën juglindore dhe jugperëndimore këtë javë, por tha se vendi kishte burime të mjaftueshme për të luftuar zjarret.
Franca ka një flotë zjarrfikëse ajrore prej afro 70 avionësh, përfshirë 12 bombardues uji "Canadair", tetë avionë "Dash" dhe 12 helikopterë bombardues uji. Flota përfshin gjithashtu gjashtë avionë të tjerë zjarrfikës dhe rreth 30 avionë të operuar ngashërbimet e departamentit të zjarrfikësve dhe shpëtimit.
"Qeveria ka porositur katër avionë shtesë 'Canadair', me dy që pritet të dorëzohen në vitin 2028 dhe dy të tjerët në 2032", tha Nunez.
Vërejtjet e tij erdhën pasi moti i nxehtë dhe thatësira e zgjatur vazhduan të nxisnin zjarret në disa rajone. Agjencia franceze e motit "Meteo-France" vendosi sot 27 zona në rrezik të lartë të zjarreve në pyje.





















