| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Udhëheqësit turko-qipriotë dhe greko-qipriotë zhvillojnë bisedime në zonën tampon
Takimi mes Tufan Erhurman dhe Nikos Hristodulidis u mbajt nën kujdesin e përfaqësuesit të OKB-së Khassim Diagne.
Udhëheqësit turko-qipriotë dhe greko-qipriotë zhvillojnë bisedime në zonën tampon
Udhëheqësit turko-qipriotë dhe greko-qipriotë zhvillojnë bisedime në zonën tampon / AA
2 orë më parë

Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Tufan Erhurman, dhe lideri greko-qipriot, Nikos Hristodulidis, u takuan të hënën në zonën tampon të kontrolluar nga OKB-ja në Qipro për bisedime të organizuara nga përfaqësuesi më i lartë i OKB-së në ishull.

Takimi me dyer të mbyllura, i mbajtur në rezidencën e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Qipro, Khassim Diagne, zgjati rreth 90 minuta dhe u zhvillua në një “atmosferë pozitive”, sipas një deklarate të OKB-së.

Të dy udhëheqësit zhvilluan një “diskutim të frytshëm”, duke shkëmbyer pikëpamje mbi çështje thelbësore si dhe mbi hapat e mëtejshëm në procesin e Qipros, thuhet në deklaratë.

Ata mirëpritën angazhimin e vazhdueshëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për çështjen e Qipros dhe e ritheksuan gatishmërinë e tyre për t’i mbështetur përpjekjet e tij.

Sipas OKB-së, Erhurman dhe Hristodulidis ranë dakord të takohen sërish deri në fund të prillit me synimin për të bërë njoftime më konkrete.

Pas takimit nuk u publikua asnjë deklaratë e përbashkët për media.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë