Papa Leoni ka shprehur shqetësim për situatën humanitare në qytetin ukrainas Oleshky gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vlladimir Putin, duke bërë thirrje për armëpushim që do të mundësonte dërgimin e ndihmave dhe evakuimin e sigurt të civilëve.
Vatikani njoftoi se Papa bëri thirrje për ndërprerjen e luftimeve, në mënyrë që të mundësohej dërgimi i ushqimeve dhe ndihmave mjekësore në qytetin e rajonit ukrainas të Khersonit.
TË REKOMANDUARA
Ai kërkoi gjithashtu evakuimin vullnetar dhe të sigurt të civilëve.
Papa Leoni rikonfirmoi angazhimin e Vatikanit për promovimin e dialogut dhe paqes.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë




















