| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Sulme me bomba molotov ndaj banesave të anëtarëve të partisë në pushtet në Greqi, pesë të vdekur
Pesë persona mbetën të plagosur pas një serie sulmesh me bomba molotov që dyshohet se kishin në shënjestër banesat e anëtarëve të partisë konservatore në pushtet, Demokracia e Re, në qytetin grek të Selanikut, njoftuan autoritetet të mërkurën.
Sulme me bomba molotov ndaj banesave të anëtarëve të partisë në pushtet në Greqi, pesë të vdekur
Sulme me bomba molotov ndaj banesave të anëtarëve të partisë në pushtet në Greqi, pesë të vdekur

Tre sulmet ndodhën mes orës 04:00 dhe 04:45 të mëngjesit, pranë ndërtesave të banimit në qytetin verior të Selanikut. Sulmuesit përdorën mjete shpërthyese artizanale të përgatitura me bombola gazi për kamping.

Sipas policisë, të gjitha lëndimet u shkaktuan gjatë sulmit të tretë, ku u përfshinë nga flakët automjete dhe motoçikleta.

Një nga automjetet i përkiste një kandidateje për deputete nga partia Demokracia e Re. Ajo pësoi djegie, ndërsa nëna e saj u shtrua në repartin e kujdesit intensiv me djegie të rënda.

Tre banorë të tjerë të pallatit u shtruan në spital për shkak të thithjes së tymit.

Sulme të ngjashme edhe më parë

Sulmet nga grupe militante të paidentifikuara kundër institucioneve shtetërore, pronave të politikanëve, policisë apo figurave të tjera të autoritetit janë relativisht të shpeshta në Greqi. Shumica e tyre shkaktojnë dëme materiale, por jo viktima.

Në korrik të vitit 2025, një bombë shpërtheu pranë banesës në Selanik të presidentit të Shoqatës së Gardianëve të Burgjeve të Greqisë. Ai nuk u lëndua, por dy persona të tjerë pësuan plagë të lehta nga copëzat e xhamit.

Në qershor të vitit 2024, një efektiv policie që ruante banesën e një gjyqtari të lartë në Athinë u plagos gjatë një sulmi me bombë molotov.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë