Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka pretenduar se kapacitetet ushtarake të Iranit janë dobësuar rëndë, duke hedhur poshtë kritikat e demokratëve ndaj mënyrës se si administrata e tij e menaxhoi konfliktin.
“Lufta e ka dobësuar Iranin. Ai nuk ka më forcë ajrore, marinë, pajisje kundërajrore, radarë apo praktikisht asgjë tjetër”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
“Ne nuk u takuam nga dëshpërimi, Irani po. Ata kanë mbaruar. Ne do t’i zhvillojmë 60 ditët. Ata nuk do të marrin para, as dhjetë centë”, shtoi ai.
Trump gjithashtu i kritikoi demokratët për pretendimet se Irani ndodhet në një pozitë më të mirë sesa ishte disa muaj më parë. “E megjithatë demokratët thonë se Irani është më mirë tani sesa ishte katër muaj më parë. A mund ta imagjinoni të shpëtosh me një gjë të tillë. Sa budallenj mund të jenë disa njerëz”, shkroi ai.
Të mërkurën në mbrëmje, Trump dhe presidenti Iranian, Masoud Pezeshkian, nënshkruan në mënyrë elektronike një memorandum mirëkuptimi me 14 pika që synon t’i japë fund konfliktit që filloi më 28 shkurt mes ShBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Sipas memorandumit, Uashingtoni dhe Teherani pritet të zhvillojnë negociata për 60 ditë, me mundësinë e zgjatjes, në përpjekje për të arritur marrëveshje përfundimtare lidhur me programin bërthamor të Iranit dhe sanksionet ndërkombëtare.
Sipas kushteve të marrëveshjes, Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit ndërsa ShBA-ja do të heq bllokadën e saj detare, sipas kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif, i cili gjithashtu e nënshkroi dokumentin në cilësinë e ndërmjetësit.





















