| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Zjarr në një qendër tregtare në Beograd, plagosen dy zjarrfikës
Zjarri është vënë nën kontroll, por ekipet e zjarrfikësve po punojnë për shuarjen e tij.
Zjarr në një qendër tregtare në Beograd, plagosen dy zjarrfikës
Zjarr në një qendër tregtare në Beograd, plagosen dy zjarrfikës

Asnjë civil nuk u lëndua në zjarrin që shpërtheu në një qendër tregtare në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, sot në mëngjes, ndërsa dy zjarrfikës pësuan lëndime të lehta, tha komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Beogradit, Dragan Mikoviq. 

Ai deklaroi se zjarri është vënë nën kontroll, por ekipet e zjarrfikësve po punojnë për shuarjen e tij.

Sipas tij, dy zjarrfikës pësuan lëndime të lehta, raportuan mediat lokale.

Mikoviq theksoi se lokalizimi i zjarrit do të deklarohet kur ekipet në terren të jenë të sigurta se nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme të tij.

Ai shtoi se shuarja e zjarrit vështirësohet nga vetë struktura e ndërtesës.

Në terren janë 45 zjarrfikës me 14 automjete zjarrfikëse.

Një zjarr i madh shpërtheu rreth orës gjashtë të mëngjesit të sotëm në qendrën tregtare "Enjub" ndërsa tymi i zi i dukej nga disa pjesë të qytetit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë