2 orë më parë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur me një ceremoni zyrtare në Istanbul presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Pas ceremonisë në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe, Erdoğani dhe Zelenskyy zhvilluan një takim dypalësh.
TË REKOMANDUARA
Më herët, drejtori i Komunikimit i Türkiyes, Burhanettin Duran, njoftoi se takimet e presidentit Zelenskyy në Türkiye do të përqendrohen në çështjet dypalëshe, si dhe në përpjekjet për të vendosur një armëpushim në luftën Rusi-Ukrainë dhe për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme, me “një fokus të veçantë në Procesin e Istanbulit".
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















