Një tanker nafte bruto është goditur nga një predhë e panjohur teksa po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit të martën, njoftoi të enjten Qendra e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).
Në një raport të publikuar me vonesë, UKMTO-ja tha se kishte marrë informacion nga një burim i verifikuar se tankeri ishte goditur në orën 17:09 GMT më 6 tetor.
Nuk është raportuar për viktima, ndërsa shkalla e dëmeve në anije dhe ndikimi i mundshëm mjedisor mbeten të panjohura, thuhet në njoftim.
TË REKOMANDUARA
UKMTO-ja tha se autoritetet po e hetojnë incidentin dhe u bëri thirrje anijeve që kalojnë në këtë zonë të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.






















