| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Fidan: Türkiye drejt ratifikimit të marrëveshjes së mbrojtjes së Mekës
“Kur një vend palë në marrëveshje sulmohet, ju qëndroni në krah të tij për mbrojtjen e tij. Kjo nuk është një marrëveshje për sulm”, tha ai.
Fidan: Türkiye drejt ratifikimit të marrëveshjes së mbrojtjes së Mekës
Fidan: Türkiye drejt ratifikimit të marrëveshjes së mbrojtjes së Mekës / َAA

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka bërë të ditur se Türkiye ka përfunduar përgatitjet për paraqitjen e marrëveshjes së mbrojtjes së Mekës në parlament për miratim, si dhe ka theksuar se marrëveshja është mbrojtëse në natyrë dhe nuk autorizon sulme ndaj vendeve të tjera.

"Puna e nevojshme për paraqitjen e marrëveshjes në parlament ka përfunduar", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me zv.kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Anita Orban.

Fidan tha se marrëveshja parashikon mbrojtje të ndërsjellë në rast se njëri prej vendeve nënshkruese sulmohet.

"Kur një vend palë në marrëveshje sulmohet, ju qëndroni në krah të tij për mbrojtjen e tij. Kjo nuk është një marrëveshje për sulm", tha ai.

Ai sqaroi gjithashtu se marrëveshja nuk autorizon Türkiyen të dërgojë trupa në territorin e një vendi tjetër për të kryer një sulm.

Duke folur për luftën Rusi-Ukrainë, Fidan paralajmëroi kundër zgjerimit të konfliktit në Detin e Zi.

"Ne nuk duhet të lejojmë kurrë që Deti i Zi të shndërrohet në një front të ri konflikti", theksoi ai.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë