| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Irani raporton shpërthime të reja në ishujt Qeshm dhe Kish
Tensionet mes ShBA-së dhe Iranit për Ngushticën e Hormuzit janë përshkallëzuar ditët e fundit, me të dyja palët që kanë shkëmbyer sulme, pavarësisht një memorandumi mirëkuptimi të ndërmjetësuar nga Pakistani.
Irani raporton shpërthime të reja në ishujt Qeshm dhe Kish
Irani raporton shpërthime të reja në ishujt Qeshm dhe Kish/ AA

Mediet iraniane kanw raportuar disa shpërthimenë ishullin Qeshm, në jug të Iranit, ndërsa përshkallëzimi ushtarak me ShBA-në vazhdon.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars raportoi për shpërthimet, pa dhënë detaje mbi shkakun e tyre.

Agjencia e lajmeve Tasnim gjithashtu tha se një predhë amerikane shpërtheu pranë një impianti të ujit dhe energjisë në ishullin Kish.

Tensionet mes ShBA-së dhe Iranit për Ngushticën e Hormuzit janë përshkallëzuar ditët e fundit, me të dyja palët që kanë shkëmbyer sulme, pavarësisht një memorandumi mirëkuptimi të ndërmjetësuar nga Pakistani, i cili synonte t’i jepte fund konfliktit të tyre dhe të arrinte një marrëveshje të qëndrueshme paqeje.