| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Ish-presidenti iranian Ahmadinejad mohon raportin që pretendon kontakte me Mossadin
"Ne i hedhim poshtë kategorikisht të gjitha pretendimet plotësisht të rreme të promovuara nga The New York Times", thuhet në deklaratën e zyrës së tij.
Ish-presidenti iranian Ahmadinejad mohon raportin që pretendon kontakte me Mossadin
Ish-presidenti iranian Ahmadinejad mohon raportin që pretendon kontakte me Mossadin

Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad hodhi poshtë një raport të gazetës "The New York Times", sipas të cilit agjencia izraelite e inteligjencës Mossad kishte tentuar ta rekrutonte atë dhe se ai ndodhet në arrest shtëpiak, duke i cilësuar pretendimet si "plotësisht të rreme". 

Në një deklaratë, zyra e Ahmadinejadit akuzoi gazetën se ka publikuar raporte të fabrikuara për të mashtruar opinionin publik dhe për të nxitur përçarje të brendshme në Iran.

Zyra gjithashtu mohoi se Ahmadinejadi ndodhet në arrest shtëpiak, duke thënë se ky pretendim është fabrikuar për të mbështetur ato që i përshkroi si pretendime "absurde" të gazetës.

"Ne i hedhim poshtë kategorikisht të gjitha pretendimet plotësisht të rreme të promovuara nga The New York Times", thuhet në deklaratë.

"The New York Times" raportoi të hënën se Mossadi kishte tentuar vitet e fundit ta bindte Ahmadinejadin të bashkëpunonte me Izraelin dhe e shihte atë si një kandidat të mundshëm për të udhëhequr Iranin. Raporti gjithashtu pretendon se ish-presidenti ndodhet në arrest shtëpiak.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë