Të paktën 11 viktima, përfshirë dy foshnja, së bashku me pesë të plagosur, u raportuan në sulmet ajrore izraelite në jug të Libanit gjatë natës, njoftoi sot agjencisë shtetërore libaneze e lajmeve NNA.
Avionët luftarakë izraelitë goditën pas mesnate një ndërtesë banimi trekatëshe në qytetin Kafr Rouman, afër Nabatieh, duke e shkatërruar plotësisht atë, njoftoi agjencia.
Ekipet e urgjencës nxorën nëntë trupa, përfshirë ato të dy foshnjave nga rrënojat ndërsa pesë persona u plagosën.
Në një sulm tjetër, një dron izraelit goditi një automjet civil në Kafr Rouman, duke vrarë dy mjekë ndihmës nga Shoqata Islamike e Skautëve Risala që ishin brenda.
Avionët luftarakë izraelitë kryen gjithashtu një sërë sulmesh në Nabatieh al-Fawqa dhe Arabsalim, ku u shkatërrua një shtëpi.
NNA tha se ushtria izraelite kishte lëshuar më parë paralajmërim evakuimi për një ndërtesë në qytetin Deir al-Zahrani përpara se avionët luftarakë izraelitë ta shkatërronin atë rreth 22 minuta më vonë.






















