| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Ministri Hoxha: Mbështetja për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE mbetet e gjerë
Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon një seancë plenare mbi ecurinë e procesit të integrimit dhe anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë̈ në Bashkimin Evropian.
Ministri Hoxha: Mbështetja për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE mbetet e gjerë
Ministri Hoxha: Mbështetja për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE mbetet e gjerë / AA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha ka deklaruar se mbështetja për integrimin e Ballkanit Perëndimor mbetet e gjerë dhe e konsoliduar.

Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon një seancë plenare mbi ecurinë e procesit të integrimit dhe anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë̈ në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij në seancën parlamentare, Hoxha tha se qëndrimi i Bashkimit Evropian ndaj zgjerimit mbetet një nga prioritetet strategjike të BE-së, sipas tij edhe si nevojë për më shumë stabilitet dhe siguri në kontinent.

"Marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare nuk kanë qenë asnjëherë më të ngushta, më konkrete, më përmbajtësore dhe më premtuese se sot. Në bazë të kësaj marrëdhëniejeje natyrshëm qëndron procesi i negociimit për anëtarësimin, një proces, siç u tha me të drejtë, i bazuar në meritë, ku rezultatet konkrete dhe reformat reale mbeten kriteri i vetëm i vlerësimit nga Bashkimi Evropian", tha Hoxha.

Ai shto se Shqipëria e ka konsoliduar pozicionin e saj si një nga dy vendet pararojë të procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, së bashku me Malin e Zi.

"Mbështetja për integrimin e Ballkanit Perëndimor mbetet e gjerë dhe e konsoliduar. Sa herë, kudo ku flitet për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, përmendet detyrimisht edhe Shqipëria. Përmendet dhe objektivi ynë për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027 dhe për t’u anëtarësuar në BE në horizontin 2030", tha kryediplomati Hoxha.

Ndërkohë, ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Igli Hasani, prezantoi një projektrezolutë mbi procesin e integrimit evropian që pritet të miratohet gjatë ditës së sotme në seancën parlamentare.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë