Numri i viktimave nga sulmet izraelite ndaj Libanit që nga 2 marsi është rritur me 20, duke arritur në 2.696.
Ministria libaneze e Shëndetësisë publikoi numrin e të viktimave dhe të plagosurve në sulmet izraelite që nga 2 marsi.
Sipas njoftimit, numri i të vrarëve në sulmet izraelite ka arritur në 2.696, ndërsa ai i të plagosurve në 8.264.
Të dielën, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 2.679 persona ishin vrarë në sulmet izraelite ndaj Libanit që nga 2 marsi.
Sulmet izraelite ndaj Libanit dhe armëpushimi
Ushtria izraelite nisi sulme ajrore intensive ndaj Libanit më 2 mars, duke pushtuar disa qytete në jug të vendit.
Qeveria libaneze njoftoi se numri i personave të zhvendosur në vend ka tejkaluar 1 milionët gjatë kësaj periudhe.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi se armëpushimi i përkohshëm 10-ditor midis Libanit dhe Izraelit, i cili hyri në fuqi më 17 prill, është zgjatur për tri javë të tjera.
Pavarësisht armëpushimit, sulmet e Izraelit në jug të Libanit vazhdojnë dhe Hizbullahu gjithashtu vazhdon të hakmerret.


















