| Albanian
BOTA
3 minuta leximi
Kryeministri norvegjez: Financimi i institutit për paqen nuk kishte lidhje me Epsteinin
Store tha se nuk kishte informacion që tregon se Epstein ka marrë pjesë në zbatimin e politikës së jashtme ose të zhvillimit të Norvegjisë.
Kryeministri norvegjez: Financimi i institutit për paqen nuk kishte lidhje me Epsteinin
Kryeministri norvegjez: Financimi i institutit për paqen nuk kishte lidhje me Epsteinin

Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store, ka deklaruar se bashkëpunimi i Norvegjisë me Institutin Ndërkombëtar për Paqen (IPI) nuk kishte lidhje me të ndjerin Jeffrey Epstein, i dënuar për vepra seksuale, duke mbrojtur financimin qeveritar për këtë institut gjatë një seance parlamentare. 

Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me periudhën e tij si ministër i Punëve të Jashtme nga viti 2005 deri në vitin 2012, siç raporton transmetuesi publik NRK, Store tha se nuk kishte informacion që tregon se Epstein ka marrë pjesë në zbatimin e politikës së jashtme ose të zhvillimit të Norvegjisë.

“Nuk ka pasur asnjë informacion se Epstein ka pasur kontakte ose ka qenë bashkëpunëtor në zbatimin e politikës së jashtme ose të zhvillimit të Norvegjisë”, tha ai.

Seanca parlamentare u zhvillua pas publikimit në fillim të këtij viti të miliona dokumenteve të lidhura me Epstein-in nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, gjë që nxiti shqyrtimin e rolit të figurave publike norvegjeze.

Store tha se IPI, i cili më parë drejtohej nga diplomati norvegjez, Terje Rod-Larsen, ofronte platformë të dobishme për avancimin e interesave të Norvegjisë në OKB dhe për të krijuar kontakte me vendimmarrësit.

“Në përgjithësi, përvoja jonë me IPI-n ishte pozitive dhe për këtë arsye lidhëm marrëveshje të reja”, tha ai duke shtuar se udhëheqja politike e konsideronte bashkëpunimin “një investim të mirë për Norvegjinë”.

Përfaqësuesi i Partisë Demokristiane, Jonas Andersen Sayed, vuri në pikëpyetje rritjen e financimit vjetor nga 4 milionë në 11 milionë korona norvegjeze mes viteve 2006 dhe 2007.

“Ne nuk e masim veten në raport me të tjerët”, u përgjigj Store. Ai tha se nëpunësit civilë rekomanduan lidhjen e një marrëveshjeje kornizë me IPI-n në vitin 2006 dhe mohoi se ishin dhënë udhëzime politike për ta siguruar transferimin e fondeve.

Store tha se shtetësia norvegjeze e Rod-Larsen-it nuk kishte ndikuar në vendimet e qeverisë për financimin.

Rasti Epstein

Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij në një burg të Nju Jorkut më 10 gusht të vitit 2019, ndërsa priste gjykimin për akuzat për abuzim seksual dhe trafikim të vajzave të mitura.

Dokumentet e publikuara të çështjes përmendën figura të njohura, përfshirë Donald Trumpin, Bill Clintonin dhe ish-Princin Andrew, por përmendja e një personi në dokumente nuk dëshmon se ai ka kryer shkelje.

Një shqyrtim i përbashkët nga FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë arriti në përfundimin se nuk kishte prova për ekzistencën e një “liste klientësh” dhe se Epstein kishte vdekur si pasojë e vetëvrasjes.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Rutte hedh poshtë kërcënimin bërthamor të Rusisë
ShBA-ja heq Sirinë nga lista e ndalimit të eksporteve të armëve
Putin: Rusia nuk do të “vrapojë nëpër botë duke lypur poshtërueshëm lëmoshë”
Kryeministri i mandatuar i Rumanisë, Muresan humb votën e besimit në parlament
Shumica e institucioneve të BE-së përdorin kompani amerikane për shërbimet e postës elektronike
Grindja midis pilotëve thuhet se shkaktoi kodin e rrëmbimit të fluturimit Dubai-Tel-Aviv
Rusia zgjat deri më 31 tetor ndalimin e eksporteve të naftës dizel dhe karburantit detar
Iraku njofton për përfundimin e misionit të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga ShBA-ja
Mijëra hebrenj ultra-ortodoksë protestojnë në Kuds kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Trump pretendon se ShBA-ja ka nxjerrë më shumë naftë nga Ngushtica e Hormuzit se kurrë më parë
Gjykata Kushtetuese: Nëse Kuvendi i Kosovës nuk zgjedh presidentin e ri, zgjedhje brenda 45 ditësh
Kryeministri i shtetit gjerman bën thirrje për reformimin e Unionit Doganor BE-Türkiye
Kryeministri britanik: Brexit-i ka shkaktuar më shumë dëm sesa të mira
Egjipti mohon ndërhyrjen pasi Etiopia e akuzon për mbështetje të grupeve të armatosura
Komisioni Evropian me plan me pesë pika për t’iu përgjigjur mbërritjeve masive në kufijtë e jashtëm
Siria i bën thirrje BE-së të ushtrojë presion “efektiv” mbi Izraelin që të ndaloj sulmet
Italia përfundon tërheqjen e forcave të armatosura nga Iraku pas 12 vitesh
Greva godet Zagrebin, dy ditë pa transport dhe pa grumbullim të mbeturinave
Ghalibaf: Asnjë vend nuk mund të shesë naftë nëse Irani pengohet
Bllokohen disa shkolla të mesme në Francë, tensione mes nxënësve dhe forcave të sigurisë