Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pretenduar se ShBA-ja ka nxjerrë nga Ngushtica e Hormuzit gjatë ditëve të fundit më shumë naftë se “në çdo moment tjetër në histori”.
“E dini, gjatë dy ditëve të fundit kemi nxjerrë më shumë naftë nga Ngushtica e Hormuzit se në çdo moment tjetër në histori”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
I pyetur nëse Irani ishte pranë dorëzimit ose pranimit të kushteve, Trump tha se Teherani “po kalon shumë keq” dhe parashikoi se përfundimisht do të dorëzohet.
“Nuk e di nëse do të dorëzohen ende, por do të dorëzohen… por po kalojnë shumë keq”, tha ai.
Trump përsëriti se fushata amerikane synon ta pengojë Iranin të zhvillojë armë bërthamore.
ShBA-ja dhe Izraeli nisën një luftë kundër Iranit më 28 shkurt. Teherani u përgjigj me sulme me raketa dhe dronë në të gjithë rajonin dhe në praktikë mbylli Ngushticën e Hormuzit, një rrugë strategjike për furnizimet energjetike.
Përpjekjet për t’i dhënë fund luftës kanë vazhduar që nga një memorandum i qershorit, i cili synonte arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare paqeje lidhur me lundrimin në këtë rrugë ujore strategjike, si dhe me programin bërthamor të Iranit.























