Ushtria e Kuvajtit tha sot se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kapën objektiva ajrore "armiqësore" në mes të tensioneve rajonale në rritje, transmeton Anadolu.
Nuk u dhanë menjëherë detaje të tjera nga autoritetet kuvajtiane.
Në Bahreinin fqinj, Ministria e Brendshme njoftoi aktivizimin e sirenave paralajmëruese në të gjithë vendin.
Zhvillimet erdhën pasi Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) njoftoi nisjen e një sulmi me dron që synonte bazën "Ali Al Salem" në Kuvajt, në përgjigje të asaj që e përshkroi si agresion amerikan.
IRGC-ja tha se filloi një sulm duke synuar flotën e pestë të SHBA-së në Bahrein.
Deklaratat pasuan sulmet e SHBA-së sot në jug të Iranit.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) më vonë njoftoi përfundimin e atyre që i përshkroi si sulme "vetëmbrojtjeje" kundër Iranit.
















