| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, mbi 6 mijë mjete elektrike të regjistruara në shtatë muaj
Në Shqipëri, vitet e fundit shihet një orientim në rritje drejt mjeteve me teknologji më të pastër dhe një transformim gradual i flotës së automjeteve në vend.
Shqipëri, mbi 6 mijë mjete elektrike të regjistruara në shtatë muaj
Shqipëri, mbi 6 mijë mjete elektrike të regjistruara në shtatë muaj. / AA

Tregu i automjeteve në Shqipëri po përjeton një ndryshim të dukshëm në zgjedhjet e konsumatorëve, me mjetet tërësisht elektrike që po zënë një peshë gjithnjë e më të madhe në regjistrimet e reja gjatë vitit 2026. 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shqipëri bën të ditur se, gjatë periudhës janar-korrik 2026 janë regjistruar për herë të parë 6396 mjete elektrike, shifër që përfaqëson një rritje prej 126 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të DPShTRR-së, mjetet elektrike përbëjnë 40,5 përqind të totalit të mjeteve me kilometrazh zero të regjistruara në shtatë muajt e parë të vitit.

Sipas të dhënave, në Shqipëri, vitet e fundit shihet një orientim në rritje drejt mjeteve me teknologji më të pastër dhe një transformim gradual i flotës së automjeteve në vend.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë