Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se mund t’u kërkojë vendeve evropiane të çlirojnë një pjesë të rezervave të tyre të naftës dizel, me qëllim uljen e çmimeve.
I pyetur nëse po kërkon çlirimin e rezervave evropiane të naftës dizel për të ulur çmimet e karburantit, Trump tha: “Mund ta bëjmë. Ata kanë një sasi nafte dizel”.
“Çmimet po bien. Të gjitha çmimet po bien”, shtoi ai. Trump tha se çmimet e naftës mund të bien ndjeshëm kur të përfundojë lufta me Iranin.
“Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”, tha ai duke shtuar se konflikti “shumë shpejt do të përfundojë, në një mënyrë ose në një tjetër”.
“Në një mënyrë ose në një tjetër, do të përfundojë shumë shpejt (konflikti me Iranin). Dhe kur kjo të përfundojë, çmimet e naftës do të bien si një gur”, tha presidenti amerikan.























