| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Arabia Saudite fajëson Huthit për sulmin ndaj stacionit elektrik të Medinës
Sulmi nxori jashtë funksionit një transformator, por nuk ndikoi në rrjetin elektrik, tha zëdhënësi i koalicionit.
Arabia Saudite fajëson Huthit për sulmin ndaj stacionit elektrik të Medinës
Arabia Saudite fajëson Huthit për sulmin ndaj stacionit elektrik të Medinës /AA

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen të enjten fajësoi Huthit për një sulm me dron në fillim të kësaj jave ndaj një stacioni të shpërndarjes së energjisë elektrike në qytetin e Medinës.

Zëdhënësi i koalicionit, gjeneralmajor Turki al-Maliki, tha se sulmi kishte shënjestruar stacionin e shpërndarjes së energjisë elektrike Taibah në orën 05:11 sipas kohës lokale të martën.

Al-Maliki tha se një shqyrtim operacional dhe ekzaminimi i mbetjeve të dronit e përcaktuan përfshirjen e Huthive në planifikimin dhe kryerjen e asaj që ai e cilësoi si “akt terrorist frikacak”.

Sulmi nxori jashtë funksionit një transformator, por nuk ndikoi në rrjetin elektrik, shtoi ai.

Al-Maliki tha se objekti furnizon me energji elektrike Xhaminë e Profetit në Medinë.

Ai i akuzoi Huthit se kanë shënjestruar qëllimisht infrastrukturën civile dhe se janë përpjekur të provokojnë myslimanët duke shënjestruar qytetet e shenjta Mekë dhe Medinë.

Al-Maliki tha se koalicioni do të vazhdojë të marrë masa për të penguar sulmet e Huthive dhe për të mbrojtur dy xhamitë e shenjta dhe vizitorët në Mekë dhe Medinë.