| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
RMV dhe shteti gjerman Nordrhein-Westfalen nënshkruajnë deklaratë për thellimin e bashkëpunimit
Dokumenti synon ta forcojë më tej partneritetin mes Maqedonisë së Veriut dhe Nordrhein-Westfalenit, një prej rajoneve kryesore ekonomike dhe industriale të Gjermanisë.
RMV dhe shteti gjerman Nordrhein-Westfalen nënshkruajnë deklaratë për thellimin e bashkëpunimit
RMV dhe shteti gjerman Nordrhein-Westfalen nënshkruajnë deklaratë për thellimin e bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski ka njoftuar se gjatë një vizite në Dyseldorf ka zhvilluar takim me ministrin për Çështje Federale, Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media të shtetit gjerman Nordrhein-Westfalen, Nathanael Liminski, me të cilin kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim për periudhën 2026-2030. 

Siç njofton Mucunski në rrjetin social amerikan X, dokumenti synon ta forcojë më tej partneritetin mes Maqedonisë së Veriut dhe Nordrhein-Westfalenit, një prej rajoneve kryesore ekonomike dhe industriale të Gjermanisë.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit është riafirmuar angazhimi i ndërsjellë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe zhvillim ekonomik.

Mucunski po ashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman Nordrhein-Westfalen i ofron Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë