| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Trumpi niset drejt Kinës bashkë me Muskun dhe Jense Huang të Nvidias në bordin e "Air Force One"
Tregtia, Tajvani, lufta e Iranit dhe inteligjenca artificiale pritet të dominojnë axhendën, me zyrtarët nga të dyja palët që kanë kaluar muaj duke negociuar detajet përpara takimit të ndjekur nga afër.
Trumpi niset drejt Kinës bashkë me Muskun dhe Jense Huang të Nvidias në bordin e "Air Force One"
Trumpi niset drejt Kinës bashkë me Muskun dhe Jense Huang të Nvidias në bordin e "Air Force One" / AA

Drejtori ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, po udhëton për në Kinë me presidentin amerikan Donald Trump në "Air Force One", njoftoi të martën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, ndërsa udhëheqësi amerikan shkon në Pekin për një samit me presidentin kinez Xi Jinping.

Prezantuesi i Fox News, Sean Hannity, është gjithashtu në bord. Drejtori ekzekutiv i Nvidias, Jensen Huang, i cili nuk ka qenë në listën origjinale të të ftuarve, hipi në aeroplan si një shtesë e minutës së fundit gjatë një ndalese për furnizim me karburant në Anchorage të Alaskës, sipas raportit të Shtëpisë së Bardhë.

Nvidia konfirmoi se Huang do t'i bashkohet udhëtimit të Trumpit në Kinë, duke thënë në një deklaratë se ai "po merr pjesë në samit me ftesë të presidentit Trump për të mbështetur Amerikën dhe qëllimet e administratës".

Më shumë se një duzinë drejtorësh ekzekutivë dhe drejtues të lartë të kompanive do ta shoqërojnë Trumpin si pjesë e një delegacioni biznesi amerikan. Vizita, nga 13-15 maji, është e para nga një president amerikan në Kinë që nga viti 2017 dhe fillimisht ajo ishte planifikuar për në prill përpara se të shtyhej për shkak të luftës ShBA-Izrael kundër Iranit.

Tregtia, Tajvani, lufta e Iranit dhe inteligjenca artificiale pritet të dominojnë axhendën, me zyrtarët nga të dyja palët që kanë kaluar muaj duke negociuar detajet përpara takimit të ndjekur nga afër.

Trumpi njoftoi për herë të parë planet e tij për të vizituar Kinën gjatë takimit të tij ballë për ballë me presidentin kinez Xi në Samitin e Busanit në Korenë e Jugut më 30 tetor.

Pekini ka sinjalizuar se do t'i japë përparësi politikës amerikane ndaj Tajvanit gjatë bisedimeve ndërsa Trumpi pritet të shtyjë për përparim në tregti dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë