| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Irani: Përfundimi i luftës, heqja e bllokadës dhe sanksioneve janë “kërkesat minimale” për paqe
Gharibabadi tha se “paqja e vërtetë” nuk mund të ndërtohet përmes “poshtërimit, kërcënimeve dhe detyrimit për koncesione”.
Irani: Përfundimi i luftës, heqja e bllokadës dhe sanksioneve janë “kërkesat minimale” për paqe
Irani: Përfundimi i luftës, heqja e bllokadës dhe sanksioneve janë “kërkesat minimale” për paqe / AA

Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Kazem Gharibabadi, ka deklaruar se përfundimi i luftës, heqja e bllokadës dhe largimi i sanksioneve janë “kërkesat minimale” për çdo marrëveshje serioze të paqes, si dhe ka akuzuar SHBA-në se po ndjekin presion në vend të diplomacisë.

Në një postim në rrjetin social amerikan X, Gharibabadi tha se “paqja e vërtetë” nuk mund të ndërtohet përmes “poshtërimit, kërcënimeve dhe detyrimit për koncesione”.

“Kur një palë e përfshirë drejtpërdrejt në luftë, bllokadë, sanksione dhe kërcënime me forcë e refuzon përgjigjen e Iranit thjesht sepse nuk është dokument dorëzimi, bëhet e qartë se çështja kryesore nuk është paqja, por imponimi i vullnetit politik përmes presionit dhe kërcënimeve”, shkroi ai.

Gharibabadi tha se Irani ka theksuar “parime të qarta”, përfshirë përfundimin e përhershëm të luftës, parandalimin e përsëritjes së saj, kompensimet, heqjen e bllokadës dhe sanksioneve të paligjshme, si dhe respektimin e të drejtave të Iranit.

“Këto nuk janë kërkesa maksimale, janë kërkesat minimale për çdo marrëveshje serioze dhe të qëndrueshme, në përputhje me Kartën e OKB-së, për t’i dhënë fund një krize të krijuar nga përdorimi i paligjshëm i forcës”, shtoi ai.

Zv/ministri i jashtëm gjithashtu kritikoi atë që e quajti politika kontradiktore perëndimore.

“Nuk mund të flasësh për armëpushim ndërsa vazhdon bllokadën, të flasësh për diplomaci ndërsa intensifikon sanksionet apo të pretendosh se mbështet stabilitetin rajonal ndërsa mbështet politikisht dhe ushtarakisht një regjim që është burimi i agresionit dhe paqëndrueshmërisë”, shkroi ai.

Sipas tij, kjo qasje nuk është negociatë, por është “vazhdim i politikës së detyrimit përmes gjuhës diplomatike”.

ShBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar kundërpërgjigje nga Teherani kundër Izraelit dhe aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik, si dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill përmes ndërmjetësimit të Pakistanit, por bisedimet në Islamabad nuk arritën një marrëveshje të qëndrueshme. Armëpushimi më pas u zgjat nga presidenti amerikan, Donald Trump, pa një afat të caktuar.

Të dielën, Irani i dërgoi Pakistanit përgjigjen ndaj një propozimi amerikan për përfundimin e luftës, por Trump e hodhi poshtë si “plotësisht të papranueshëm”.

Zyrtarët iranianë thonë se propozimi i Teheranit fokusohet në përfundimin e luftës, heqjen e sanksioneve dhe rikthimin e sigurisë detare në Ngushticën e Hormuzit.


Eksploro
Trumpi niset drejt Kinës bashkë me Muskun dhe Jense Huang të Nvidias në bordin e "Air Force One"
Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë dronë, avionë dhe anije për mision sigurie në Hormuz
Australia do të dërgojë avion mbikëqyrës për të mbështetur misionin në Ngushticën e Hormuzit
Gati 50.000 të zhvendosur në shtetin Nili Blu të Sudanit që nga fillimi i vitit 2026
Grupi i të drejtave të njeriut: Katër mjekë nga Gaza përballen me uri në burgjet izraelite
Kostoja e luftës me Iranin afër 29 miliardë dollarë
Shpërthim në një treg në Pakistan, nëntë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Siria arreston ish-shefin e forcave ajrore të epokës së Assadit në një operacion kundër terrorizmit
Al-Thani: Katari dhe Türkiye mbështesin ndërmjetësimin e Pakistanit për paqe në Iran
Lufta me Iranin u ka kushtuar ShBA-së mbi 37 miliardë dollarë në rritje të çmimeve të karburantit
Konkursi i Këngës Eurovision nis me gjysmëfinalen e parë mes thirrjeve për bojkot ndaj Izraelit
Kryediplomatja e BE-së kërkon prodhim më të shpejtë të armëve ndërsa ministrat takohen në Bruksel
Rumani, fillon Forumi i 10-të i Sigurisë së Detit të Zi dhe Ballkanit
UNICEF: Një në shtatë fëmijë në Belgjikë jeton nën kufirin e varfërisë
Türkiye do të promovojë industrinë e filmit në Kanë me pritjen “Türkiye Invites You”
Spanja: BE-ja duhet ta ndërtojë ushtrinë e saj mes dyshimeve për mbështetjen amerikane
Fermerët francezë në protestë pranë rafinerisë në Lyon për çmimet e naftës
Trump shqyrton zgjerimin e operacionit ushtarak “Liria” mbi Ngushticën e Hormuzit
Kryediplomati belg: Türkiye është mbrojtësja e krahut juglindor të kontinentit evropian
Zyrtari izraelit: Aeroporti Ben Gurion i Izraelit është bërë “bazë ushtarake amerikane”