Marrëdhëniet mes Türkiyes dhe Egjiptit “janë në një nivel të shkëlqyer” nën udhëheqjen e presidentëve të të dyja vendeve, tha të enjten ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.
Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij egjiptian, Badr Abdelatty, në qytetin egjiptian El Alamein, Fidan tha se të dyja vendet kanë “të njëjtin qëndrim” për unitetin, integritetin territorial, sovranitetin dhe tërësinë e Libisë.
Ai tha se Türkiye dhe Egjipti ranë dakord për nevojën e marrjes së masave më serioze në lidhje me Gazën.
Fidan nisi të enjten një vizitë dyditore në Egjipt.
Gjatë vizitës, Fidan planifikohet të pritet nga presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë egjiptianë, sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke.






















