Grupi Huthi në Jemen pretendoi të enjten se ka shënjestruar një rafineri të kompanisë saudite të naftës Aramco në qytetin Xhizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite, me dy dronë, transmeton Anadolu.
Një burim ushtarak, cituar nga agjencia e lajmeve Saba, e drejtuar nga Huthit, tha se forcat e grupit shënjestruan rafinerinë e Aramcos në Xhizan me “dy dronë” dhe pretendoi se sulmi ka goditur objektivin.
Burimi tha se sulmi u krye si përgjigje ndaj asaj që e përshkroi si shkelje nga Arabia Saudite të hapësirës ajrore dhe sovranitetit të Jemenit në provincat veriperëndimore Saada dhe Haxha.
TË REKOMANDUARA
Nuk u dhanë detaje të tjera.
Autoritetet saudite nuk kanë bërë ende ndonjë koment lidhur me pretendimin.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë



























