Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se marrëdhëniet Türkiye-Rusi janë në nivelin e tyre më të avancuar, gjatë takimit në Kirgistan me presidentin rus, Vlladimir Putin.
“Sot, e konsideroj të rëndësishme ta shfrytëzojmë një mundësi të tillë. Marrëdhëniet Türkiye-Rusi janë vërtet në një nivel shumë më të avancuar sot se në çdo periudhë të mëparshme”, tha Erdogan gjatë takimit të zhvilluar në margjinat e Samitit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e Centralit Bërthamor Akkuyu për marrëdhëniet dypalëshe, duke u shprehur se projekti ka hyrë në fazën përfundimtare.
“Me hapjen e Centralit Bërthamor Akkuyu, do të ndërmarrim sërish hapa së bashku drejt hapjes së disa centraleve të reja”, tha presidenti Erdoğan.






















