| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi dhe vetëvritet gjatë bastisjes së policisë
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa Qeveria e Malit të Zi shpalli 1 dhe 2 shtatorin ditë zie kombëtare.
Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi dhe vetëvritet gjatë bastisjes së policisë
Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi dhe vetëvritet gjatë bastisjes së policisë

Shtetasi rus, Mihail Nikolajevic Sabunjin, i cili vrau 3 persona në Danilovgrad të Malit të Zi, hapi zjarr ndaj forcave të sigurisë gjatë një bastisjes policore dhe më pas kreu vetëvrasje.

Drejtori i Policisë së Malit të Zi, Lazar Sqepanoviq, tha se Sabunjin vrau tre shtetas malazezë gjatë orëve të natës.

Pas sulmit, ai mori makinën e njërit prej personave të vrarë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa më vonë shkoi me taksi në qytetin Herceg Novi.

Pas përcaktimit të vendndodhjes së tij, forcat speciale kryen një bastisje në një zonë pyjore. Sipas Scepanovic, sulmuesi hapi fillimisht zjarr ndaj forcave të sigurisë dhe më pas qëlloi veten për vdekje.

Policia njoftoi se hetimet në vendin e ngjarjes po vazhdojnë dhe se është nisur hetim për motivin e sulmit.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa Qeveria e Malit të Zi shpalli 1 dhe 2 shtatorin ditë zie kombëtare.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë