| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Erdoğan: Po i ndjekim “nga afër” nismat që synojnë t'u japin fund sulmeve dhe pushtimit izraelit
Pas tërheqjes së forcës aktuale ndërkombëtare të OKB-së, Türkiye dëshiron të luajë një rol aktiv në të gjitha nismat që synojnë ruajtjen e sovranitetit të Libanit, tha Erdoğan.
Erdoğan: Po i ndjekim “nga afër” nismat që synojnë t'u japin fund sulmeve dhe pushtimit izraelit
Erdoğan: Po i ndjekim “nga afër” nismat që synojnë t'u japin fund sulmeve dhe pushtimit izraelit

Türkiye po i ndjek “nga afër” nismat diplomatike që synojnë t’u japin fund sulmeve dhe pushtimit izraelit, tha të enjten presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Pas tërheqjes së forcës aktuale ndërkombëtare të OKB-së, Türkiye dëshiron të luajë një rol aktiv në të gjitha nismat që e synojnë ruajtjen e sovranitetit të Libanit, tha Erdoğan gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin libanez Joseph Aoun, i cili ndodhet për vizitë zyrtare.

Aoun tha të mërkurën se diskutimet po vazhdojnë për një forcë të mundshme ndërkombëtare që do të zëvendësonte forcën e OKB-së në jug të Libanit, me propozime që përfshijnë pjesëmarrje evropiane, turke, të mbështetur nga NATO-ja, si dhe arabe e islame.

Ai tha se përparësia e Libanit është parandalimi i një vakuumi të pushtetit dhe garantimi që çdo forcë e re ta mbështesë ushtrinë libaneze, ta ruajë stabilitetin dhe ta respektojë sovranitetin kombëtar.

Türkiye më parë ka kontribuar në komponentin detar të Forcës së Përkohshme të OKB-së në Liban (UNIFIL), forcës aktuale të OKB-së.

“Ne do ta vazhdojmë mbështetjen tonë për forcimin e kapaciteteve institucionale të Libanit dhe gjithashtu do ta vazhdojmë ndihmën tonë humanitare dhe teknike”, tha Erdoğan.

Ai shtoi se Türkiye është e gatshme ta ofrojë “gjithë mbështetjen e mundshme” për rindërtimin e jugut të Libanit pas sulmeve izraelite.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë