| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Franca dhe Argjentina në diskutime për investimet, IA-në dhe marrëdhëniet dypalëshe
Presidenti francez, Emmanuel Macron, priti të enjten homologun e tij argjentinas Javier Milei për të diskutuar mbi investimet franceze, inteligjencën artificiale dhe marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve.
Franca dhe Argjentina në diskutime për investimet, IA-në dhe marrëdhëniet dypalëshe
Franca dhe Argjentina në diskutime për investimet, IA-në dhe marrëdhëniet dypalëshe

Presidenti francez Emmanuel Macron priti të enjten homologun e tij argjentinas Javier Milei për të diskutuar mbi investimet franceze, inteligjencën artificiale dhe marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve.

Takimi 40-minutësh në Pallatin Elysee u zhvillua në kuadër të "Javës së Argjentinës" në Paris dhe më pas u pasua nga një takim midis guvernatorëve, drejtuesve të biznesit dhe delegacionit argjentinas dhe homologëve të tyre francezë.

Sipas burimeve që folën për të përditshmen argjentinase "La Nacion", fokusi kryesor ishte tek investimet e shpallura nga kompanitë franceze në Argjentinë si dhe e ardhmja e inteligjencës artificiale dhe planet e rregullimit ekonomik të Mileit në vend.

Dy krerët thuhet se diskutuan gjithashtu për marrëdhëniet dypalëshe ekonomike.

“U diskutuan disa tema, përfshirë inteligjencën artificiale, Javën e Argjentinës në Paris dhe njoftimet që po bëhen nga kompanitë franceze, veçanërisht lidhur me energjinë”, thanë burime nga delegacioni argjentinas.

Sot, Milei pritet të marrë edhe një çmim nga Forumi Ekonomik i Parisit.

Vizita e presidentit argjentinas në Francë tërhoqi kritika nga disa argjentinas si dhe nga aktivistë të të drejtave të njeriut, aktivistë mjedisorë dhe sindikata që protestojnë ndaj politikave të tij, sipas gazetës "Franceinfo".


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë