Një grua dhe një burrë janë vrarë në një incident të dhunshëm në një shkollë pranë Berlinit.
Agjencia gjermane e lajmeve dpa raportoi se një i dyshuar është arrestuar dhe viktimat humbën jetën në një shkollë në qytezën lindore Gosen-Neu Zittau.
E përditshmja Maerkische Allgemeine raportoi se autori i dyshuar besohet të jetë 19 vjeç dhe se ishte ish-i dashuri i një nxënëseje që u vra.
Sipas raportimeve, hetuesit nuk besonin se kishte ndonjë rrezik të mëtejshëm në shkollë. Nuk u bënë menjëherë të ditura detaje të tjera për viktimat apo të dyshuarin.
Policia kishte njoftuar më herët në X se po zhvillonte një operacion të përbashkët me shërbimet e urgjencës mjekësore.
“Aktualisht po sigurojmë vendin e ngjarjes”, tha policia.
Incidenti ndodhi në kampusin e një shkolle private.






















