| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan dhe Aliyev diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale
Gjatë bisedës, Erdoğan tha se Türkiye dhe Azerbajxhani do ta forcojnë më tej bashkëpunimin e tyre, duke u mbështetur në lidhjet vëllazërore mes dy vendeve.
Erdoğan dhe Aliyev diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale
Erdoğan dhe Aliyev diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale e globale gjatë një bisede telefonike.

Gjatë bisedës, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes në rrjetin social X, Erdoğan tha se Türkiye dhe Azerbajxhani do ta forcojnë më tej bashkëpunimin e tyre, duke u mbështetur në lidhjet vëllazërore mes dy vendeve.

Erdoğan gjithashtu e uroi Aliyevin me rastin e 35-vjetorit të Rivendosjes së Pavarësisë së Azerbajxhanit.

Presidenti turk e ftoi Aliyevin të marrë pjesë në Samitin e 13-të të Organizatës së Shteteve Turkike, i cili është planifikuar të mbahet në Ankara.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë