| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Erdoğan përshëndet miratimin e marrëveshjes detare nga ana e parlamentit libian
Erdoğan tha se Türkiye ka dorëzuar në parlament për ratifikim marrëveshjen e mbrojtjes së përbashkët me Arabinë Saudite dhe Pakistanin.
Erdoğan përshëndet miratimin e marrëveshjes detare nga ana e parlamentit libian
Erdoğan përshëndet miratimin e marrëveshjes detare nga ana e parlamentit libian / َAA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mirëpriti miratimin nga Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë, me seli në lindje të vendit, të marrëveshjes për juridiksionin detar mes Türkiyes dhe Libisë.

“Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë e miratoi Memorandumin e Mirëkuptimit për Përcaktimin e Zonave të Juridiksionit Detar mes Türkiyes dhe Libisë. Shpresoj që ky vendim i rëndësishëm të jetë i dobishëm”, tha Erdoğan në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), në kryeqytetin Ankara.

Të martën, Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë miratoi njëzëri memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2019 mes Türkiye dhe qeverisë së atëhershme libiane të Pajtimit Kombëtar, për përcaktimin e zonave të juridiksionit detar në Mesdhe.

Parlamenti me seli në lindje të Libisë shfuqizoi një rezolutë të vitit 2020, e cila kundërshtonte ratifikimin e marrëveshjeve të nënshkruara me Türkiyen, duke përmbysur qëndrimin e tij të mëparshëm kundër marrëveshjes detare.

Türkiye dhe Libia nënshkruan memorandumin në nëntor të vitit 2019 për t'i përcaktuar kufijtë e zonave përkatëse të juridiksionit të tyre detar në Mesdhe. Erdogan foli për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes Türkiyes, Arabisë Saudite dhe Pakistanit, duke thënë se marrëveshja e mbrojtjes së përbashkët u është dorëzuar deputetëve turq për ratifikim.

“Ia kemi dorëzuar parlamentit tonë për ratifikim marrëveshjen e mbrojtjes së përbashkët që nënshkruam me Pakistanin dhe Arabinë Saudite”, tha ai.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë