| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Bisedimet për rikthimin e Türkiyes në programin F-35 “shumë premtuese”, thotë një ligjvënës amerikan
Kongresmeni republikan Mike Turner thotë se diskutimet gjatë samitit të NATO-s sinjalizuan përparim drejt rikthimit të Türkiyes në programin F-35, duke e cilësuar këtë hap si “jashtëzakonisht të rëndësishëm” për aleatin e NATO-s.
Bisedimet për rikthimin e Türkiyes në programin F-35 “shumë premtuese”, thotë një ligjvënës amerikan
Ai refuzoi të zbulojë detaje të asaj që zyrtarët turq u thanë anëtarëve të Kongresit të ShBA-së. / AA

Një ligjvënës i lartë amerikan i ka cilësuar si “shumë premtuese” diskutimet për rikthimin e mundshëm të Türkiyes në programin e avionëve luftarakë F-35, pas takimeve të zhvilluara gjatë samitit të NATO-s më 7-8 korrik në Ankara.

Kongresmeni republikan Mike Turner tha të dielën se ligjvënësit që morën pjesë në bisedime ranë dakord se mund ta përshkruanin publikisht atë që dëgjuan si inkurajuese.

Ai nuk pranoi të zbulojë detaje nga ato që zyrtarët turq u thanë anëtarëve të Kongresit amerikan.

“Ne ramë dakord së bashku se mund të thoshim publikisht se ajo që dëgjuam ishte shumë premtuese”, tha Turner, duke shtuar se edhe senatorja demokrate Jeanne Shaheen, një nga hartueset fillestare të legjislacionit përkatës, kishte shprehur të njëjtin vlerësim.

Turner e cilësoi rikthimin e mundshëm të Türkiyes në programin F-35 si “jashtëzakonisht të rëndësishëm”.

“Ata janë anëtar i NATO-s, një anëtar shumë i rëndësishëm i NATO-s, pasi sapo e organizuan samitin, i cili ishte shumë i suksesshëm”, tha ai.

“Shpresoj sinqerisht që ata ta çojnë këtë proces përpara dhe ta bëjnë në një mënyrë që do ta rikthejë Türkiyen në program”, shtoi Turner.

Ai gjithashtu vuri në dukje rolin që Türkiye kishte më parë në prodhimin e komponentëve për avionin luftarak të gjeneratës së pestë F-35.

“Ata ishin gjithashtu prodhues të pjesëve për F-35. Prandaj, rikthimi në procesin e prodhimit do të ishte shumë, shumë i rëndësishëm”, tha ai.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë