Türkiye beson se vazhdimi i procesit të zhvilluar përmes bisedimeve të Istanbulit për luftën Rusi-Ukrainë do të ishte shumë i dobishëm, deklaroi të enjten ministri i Jashtëm Hakan Fidan.
“Besoj se do të ishte shumë e dobishme që bisedimet e lstanbulit për luftën Rusi-Ukrainë, të ndërmjetësuara nga Türkiye, të vazhdojnë në të njëjtin format”, tha Fidani gjatë një konference të përbashkët për media në Kiev me ministrin e Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.
TË REKOMANDUARA
Fidani paralajmëroi gjithashtu kundër përhapjes së mëtejshme të konfliktit në Detin e Zi.
“Ne nuk duam që lufta të zhvendoset në Detin e Zi”, tha ai. “Shënjestrimi i porteve, cisternave dhe anijeve të peshkimit në Detin e Zi, si dhe vënia në rrezik e jetës së civilëve, nuk mund të justifikohen”.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë





















