Presidenti i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut (KRG), Nechirvan Barzani ka deklaruar se rajoni vlerëson partneritetin e fortë me Türkiyen, në një mesazh me rastin e 10-vjetorit të përpjekjes së dështuar për grusht shteti të 15 korrikut të vitit 2016, të kryer nga anëtarë të organizatës terroriste FETÖ.
“Në 10-vjetorin e Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të 15 Korrikut, nderojmë kujtimin e atyre që sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues të Türkiyes. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin e Türkiye në këtë ditë përkujtimi”, shkroi Barzani në rrjetin social X.
Barzani tha se Türkiye ka kaluar një transformim të rëndësishëm gjatë dekadës së fundit nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke forcuar “rolin e saj si fuqi udhëheqëse rajonale dhe duke avancuar zhvillimin ekonomik, infrastrukturën dhe ndikimin ndërkombëtar”.
Ai tha se "KRG-ja vlerëson partneritetin e saj të fortë me Türkiye dhe mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve dhe bashkëpunimit të ngushtë me presidentin Erdoğan dhe Republikën e Türkiyes, në ndjekje të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të përbashkët”.



















