| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Hoxha takon homologun rumun: Të angazhuar për integrimin evropian
Kryediplomati shqiptar tha se me homologun rumun shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet kryesore të sigurisë në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.
Hoxha takon homologun rumun: Të angazhuar për integrimin evropian
Hoxha takon homologun rumun: Të angazhuar për integrimin evropian./FB/Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Dan Neculaescu, ndërkohë në fokus diskutimeve ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, zhvillimet në rajon dhe me gjerë dhe çështje të tjera.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha ka theksuar se me homologun e tij rumun shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet kryesore të sigurisë në rajon dhe në arenën ndërkombëtare, duke nënvizuar sipas tij rëndësinë e unitetit mes aleatëve, koordinimit më të ngushtë brenda NATO-s dhe mbështetjes së vazhdueshme e të palëkundur për Ukrainën.

"Rikonfirmuam miqësinë e kahershme dhe partneritetin mes Shqipërisë dhe Rumanisë, si dhe angazhimin tonë të përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh, me fokus të veçantë në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare dhe shfrytëzimin e plotë të potencialit të tyre. Mbështetja e vazhdueshme e Rumanisë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe për procesin e zgjerimit të BE-së në tërësi është shumë e çmuar. Së bashku, mbetemi të angazhuar për të çuar përpara integrimin evropian dhe për të forcuar sigurinë, stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor", tha Hoxha.

Ministri Hoxha deklaroi se ka rikonfirmuar solidaritetin e Shqipërisë me Rumaninë përballë sfidave në zhvillim të sigurisë në rajonin e Detit të Zi, si dhe vendosmërinë "për të punuar ngushtësisht së bashku në mbrojtje të sigurisë së përbashkët evropiane dhe euroatlantike".

Ministri Hoxha zhvilloi një vizitë në Rumani në kuadër të Ministerialit të Nismës së Evropës Qendrore.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë