| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Pakistani: Irani t'i bindë Huthit të mos sulmojnë objektet energjetike të Arabisë Saudite
“Shefi i ushtrisë diskutoi për situatën e përgjithshme në rajon, me theks të veçantë te sulmet e Huthive dhe rifillimi i bisedimeve të drejtpërdrejta të ngecura mes ShBA-së dhe Iranit”, tha një burim i njohur me zhvillimet.
Pakistani: Irani t'i bindë Huthit të mos sulmojnë objektet energjetike të Arabisë Saudite
Pakistani: Irani t'i bindë Huthit të mos sulmojnë objektet energjetike të Arabisë Saudite

Shefi i ushtrisë së Pakistanit, marshalli i ushtrisë Asim Munir, i ka kërkuar Iranit që të bindë grupin Huthi të Jemenit të mos sulmojë objektet energjetike të Arabisë Saudite. 

Në përpjekjen e fundit të Islamabadit për të arritur zgjidhje të negociuar për konfliktin e përshkallëzuar në Lindjen e Mesme, Muniri zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghçi, duke i kërkuar Teheranit të “përdorë ndikimin e tij” mbi Huthit për të ndalur sulmet ndaj objekteve saudite të naftës dhe infrastrukturës ekonomike, thanë burimet.

Të dy zhvilluan bisedën gjatë vizitës së Araghçit në Kinë të mërkurën, konfirmuan mediat shtetërore iraniane.

“Shefi i ushtrisë diskutoi për situatën e përgjithshme në rajon, me theks të veçantë te sulmet e Huthive dhe rifillimi i bisedimeve të drejtpërdrejta të ngecura mes ShBA-së dhe Iranit”, tha një burim i njohur me zhvillimet.

Islamabadi ka paralajmëruar tashmë se përshkallëzimet e fundit do ta ndërlikojnë më tej situatën tashmë të komplikuar në rajon.

Duke e përshkruar përgjigjen e Araghçit si “shpresëdhënëse”, burimet nuk dhanë detaje të tjera.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Bagai deklaroi së fundmi se Teherani nuk ndërhyn në çështjet e Jemenit dhe i përshkroi Huthit si aktorë të pavarur që “ndjekin interesat e tyre”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë