| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Delegacioni izraelit viziton Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në fokus thellimi i bashkëpunimit
Në fokus të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit në disa fusha, përfshirë arsimin dhe bashkëpunimin universitar, kompanitë start-up, bujqësinë, energjetikën, industrinë dhe teknologjinë, si dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik.
Delegacioni izraelit viziton Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në fokus thellimi i bashkëpunimit
Delegacioni izraelit viziton Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në fokus thellimi i bashkëpunimit / َAA

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentin e Izraelit, Rashela Mizrahi, së bashku me anëtarët e grupit, është takuar me një delegacion të Ministrisë izraelite për Bashkëpunim Rajonal.

Siç zyra për media e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në takim u shpreh kënaqësi për marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e deritanishëm institucional ndërmjet dy vendeve.

Mizrahi theksoi se bashkëpunimi parlamentar luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe afatgjata, si dhe në krijimin e mundësive për avancimin e mëtejshëm të tyre.

Në fokus të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit në disa fusha me interes të përbashkët, përfshirë arsimin dhe bashkëpunimin universitar, kompanitë start-up, bujqësinë, energjetikën, industrinë dhe teknologjinë, si dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Palët diskutuan gjithashtu për procesin e integrimit evropian dhe rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Bashkëbiseduesit u pajtuan se krijimi i një të ardhmeje më të mirë është në interes të të dy popujve dhe vendeve, duke theksuar se kjo mund të arrihet përmes ndërlidhjes më të mirë, shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë