| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Kreu i inteligjencës turke zhvillon bisedime në Iran me zyrtarë sauditë dhe pakistanezë
Bisedimet në Teheran trajtuan sfidat e sigurisë në Palestinë, Liban, Ngushticën e Hormuzit dhe Jemen, si dhe negociatat mes ShBA-së dhe Iranit.
Kreu i inteligjencës turke zhvillon bisedime në Iran me zyrtarë sauditë dhe pakistanezë
Kreu i inteligjencës turke zhvillon bisedime në Iran me zyrtarë sauditë dhe pakistanezë

Kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Türkiyes (MIT), Ibrahim Kalın, ministri saudit i Mbrojtjes, Princi Khalid bin Salman, dhe shefi i Shtabit të Ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, kanë zhvilluar bisedime me presidentin iranian Masoud Pezeshkian, ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi dhe sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei.

Sipas informacioneve të siguruara nga burime të sigurisë, Kalın u takua të hënën në Teheran me Pezeshkianin, Araghchin dhe Rezaein, së bashku me zyrtarët sauditë dhe pakistanezë.

Takimi u përqendrua në adresimin e sfidave të sigurisë në Palestinë, Liban, Ngushticën e Hormuzit dhe Jemen, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë së vendeve të rajonit për sigurinë e tyre, qëndrueshmërisë kolektive, parandalimit të përbashkët të kërcënimeve dhe ndërtimit të besimit.

Gjatë bisedimeve u diskutuan gjithashtu negociatat mes ShBA-së dhe Iranit.

Në takime u theksua edhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit rajonal, solidaritetit dhe sigurisë kolektive në kuadër të Aleancës së Mbrojtjes së Mekës, të krijuar në gusht mes Türkiyes, Arabisë Saudite dhe Pakistanit.

Vizita e Kalınit, gjatë së cilës ai vijoi kontaktet e nivelit të lartë në Iran, u zhvillua në një periudhë tensionesh në rritje për shkak të luftës së ShBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, si dhe në një kohë kur Türkiye po luan një rol aktiv ndërmjetësues në krizat rajonale.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë