| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Trump ndalon CNN, MS NOW dhe Politico në Shtëpinë e Bardhë, i akuzon për raportime të rreme
Presidenti amerikan akuzoi mediat se raportojnë “raportime të trilluara dhe të pavërteta” për të dhe administratën e tij, ndërsa paralajmëroi se masa të ngjashme mund të zbatohen edhe ndaj mediave të tjera.
Trump ndalon CNN, MS NOW dhe Politico në Shtëpinë e Bardhë, i akuzon për raportime të rreme
Trump ndalon CNN, MS NOW dhe Politico në Shtëpinë e Bardhë, i akuzon për raportime të rreme / َAA

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi të premten se ka ndaluar CNN, MS NOW dhe Politico nga Shtëpia e Bardhë, duke i akuzuar këto media për raportime të trilluara dhe të pavërteta mbi administratën e tij. Njoftimi u bë përmes një postimi në Truth Social.

“Jam krenar të njoftoj se, me efekt të menjëhershëm, po ndaloj Fake News CNN, MS NOW dhe Politico nga Shtëpia e Bardhë si rezultat i ‘raportimit’ të tyre të vazhdueshëm të lajmeve të rreme”, shkroi Trump.

Ai akuzoi gjithashtu Politico-n se kishte marrë një abonim prej 8 milionë dollarësh nga qeveria amerikane gjatë administratës së ish-presidentit Joe Biden, duke e cilësuar këtë si të dyshimtë.

Trump tha se mediat nuk duhet të raportojnë lajme të rreme kur e mbulojnë Presidentin, Administratën ose Shtetet e Bashkuara, si dhe paralajmëroi se edhe media të tjera mund të përballen me masa të ngjashme.

CNN, MS NOW dhe Politico nuk reaguan menjëherë ndaj deklaratës së Trumpit. Reuters dhe Associated Press konfirmuan të premten se masa ishte shpallur me efekt të menjëhershëm.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Blloku pa marrëveshje për zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë
Franca forcon mbrojtjen e infrastrukturës kritike përballë “sulmeve hibride ruse”
Mungesë trupash në ushtrinë izraelite, përgatitet t'i pezullojë largimet e ushtarëve
Pentagoni po shqyrton tërheqjen e të paktën 25 mijë trupave amerikane nga Evropa
Siria shfuqizon “Gjykatën e Terrorizmit” të epokës së Asadit
ShBA-ja refuzon vizat për delegacionin palestinez, OKB-ja miraton pjesëmarrjen me videomesazh
Trump: ShBA-ja po merr miliona fuçi naftë nga Venezuela
BE-ja dënon sulmin ndaj Mekës, u bën thirrje Huthive t’i ndalin sulmet
Kina dhe ShBA-ja zhvillojnë diskutime mbi situatën në Lindjen e Mesme
Siria koordinon me Gjermaninë dhe Belgjikën mekanizmat për kthimin e refugjatëve
Liderët e Jordanisë, Francës dhe Libanit takohen në Paris për mbështetjen e ushtrisë libaneze
Minoriteti turk i Trakisë Perëndimore ngre në Këshillin e OKB-së shqetësimet për të drejtat fetare
Mbetjet e dronit të Huthive të rrëzuar në Arabinë Saudite lënë një të vrarë dhe dy të plagosur
Dy gra ngrenë padi kundër pasurisë së Jeffrey Epstein
Kryediplomati italian bën thirrje për veprim evropian kundër kolonëve izraelitë
OKB-ja: Nuk ka paqe në Lindjen e Mesme pa zgjidhjen me dy shtete
Grupi i së Majtës në PE akuzon von der Leyen për “standarde të dyfishta” ndaj Ukrainës dhe Izraelit
The Washington Post: ShBA-ja do t’i dërgojë Izraelit paketë armësh prej 2,8 miliardë dollarësh
Kallas i kërkon Evropës t’i imponojë Rusisë kosto më të madhe për sulmet hibride
Italia zgjat kontrollet kufitare me Spanjën edhe për 15 ditë