| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Kina dhe ShBA-ja zhvillojnë diskutime mbi situatën në Lindjen e Mesme
Biseda u zhvillua para takimit të planifikuar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit kinez, Xi Jinping, në Uashington javën e ardhshme.
Kina dhe ShBA-ja zhvillojnë diskutime mbi situatën në Lindjen e Mesme
Kina dhe ShBA-ja zhvillojnë diskutime mbi situatën në Lindjen e Mesme / Reuters

Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi, në një bisedë telefonike ka diskutuar për situatën në Lindjen e Mesme me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, një ditë pasi priti në Pekin ministrin iranian të Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi.

Biseda u zhvillua para takimit të planifikuar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit kinez, Xi Jinping, në Uashington javën e ardhshme.

Pekini dhe Uashingtoni “duhet të përgatiten për fazën e ardhshme të shkëmbimeve të nivelit të lartë në frymën e barazisë, respektit të ndërsjellë dhe përfitimit të ndërsjellë”, i tha ministri kinez Rubios.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, Wang shtoi se marrëdhëniet dypalëshe “në përgjithësi, prej një kohe po ecin përpara në rrugën e stabilitetit strategjik konstruktiv”.

Gjatë bisedimeve me Araghchin, Wang tha se Kina “inkurajon Iranin dhe ShBA-në të tregohen racionale dhe të përmbajtura” dhe u bëri thirrje që t’i rikthehen sa më shpejt Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha palëve që “të ndërmarrin masa efektive për hapjen sa më të shpejtë të Ngushticës së Hormuzit”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë