| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
The Washington Post: ShBA-ja do t’i dërgojë Izraelit paketë armësh prej 2,8 miliardë dollarësh
Paketa e propozuar përfshin 20.000 bomba MK-84, 20.000 bomba BLU-117 dhe 20.000 koka luftarake depërtuese I-2000.
The Washington Post: ShBA-ja do t’i dërgojë Izraelit paketë armësh prej 2,8 miliardë dollarësh
The Washington Post: ShBA-ja do t’i dërgojë Izraelit paketë armësh prej 2,8 miliardë dollarësh / َAA

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatit një paketë armësh me vlerë 2,8 miliardë dollarë për Izraelin, e cila do të përfshinte 40.000 bomba me peshë 2.000 paund (907 kilogramë) secila, raportoi të martën The Washington Post.

Paketa e propozuar përfshin 20.000 bomba MK-84, 20.000 bomba BLU-117 dhe 20.000 koka luftarake depërtuese I-2000. Armët do të bliheshin me fondet e taksapaguesve amerikanë.

MK-84 është ndër municionet konvencionale më shkatërruese në arsenalet ushtarake perëndimore. Shpërthimi i saj mund të hedhë fragmente metalike në distanca prej mijëra këmbësh, të depërtojë beton dhe metal të trashë dhe të krijojë kratere të mëdha.

Izraeli ka përdorur gjerësisht bomba 2.000-paundëshe në Gaza dhe Liban, ku përdorimi i tyre është lidhur me një numër të konsiderueshëm viktimash civile. Izraeli është përballur gjithashtu me kritika për përdorimin e bombave MK-84 në zona që vetë i kishte përcaktuar si të sigurta për civilët në Gaza.

Paketa e propozuar do të tejkalonte transferimet e mëparshme amerikane të bombave 2.000-paundëshe për Izraelin, si nën administratën Biden, ashtu edhe nën atë Trump.

Kjo do të ishte gjithashtu më e madhe se një shitje e debatueshme armësh prej 2,04 miliardë dollarësh, e miratuar në vitin 2025, e cila anashkaloi procesin standard të shqyrtimit nga Kongresi.

Trevor Ball, ish-teknik i ushtrisë amerikane për asgjësimin e mjeteve shpërthyese, përshkroi përdorimin e këtyre armëve nga Izraeli, duke thënë se ato përdoren shpesh kur synohen ndërtesa.

“Nëse Hezbollahu apo kushdo tjetër ndodhet në një ndërtesë, një MK-84 do ta rrëzojë gjithë ndërtesën”, tha Ball.

MK-84 mori nofkën “çekiçi” nga pilotët amerikanë gjatë Luftës së Gjirit në vitin 1991. Ishte i vetmi municion, dërgesa e të cilit drejt Izraelit u pezullua përkohësisht nga ish-presidenti Joe Biden në vitin 2024, për shkak të shqetësimeve mbi viktimat civile.

Trump e ndryshoi këtë politikë në janar të vitit 2025.

Brian Finucane, këshilltar i lartë në International Crisis Group, tha se ekzistojnë “shqetësime reale” për mënyrën se si mund të përdoren armë të tilla në zona me dendësi të lartë popullsie, duke pasur parasysh mënyrën se si Izraeli ka zhvilluar fushatën e tij ajrore në Gaza dhe, deri në një masë, edhe në jug të Libanit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
BE-ja dënon sulmin ndaj Mekës, u bën thirrje Huthive t’i ndalin sulmet
Kina dhe ShBA-ja zhvillojnë diskutime mbi situatën në Lindjen e Mesme
Siria koordinon me Gjermaninë dhe Belgjikën mekanizmat për kthimin e refugjatëve
Liderët e Jordanisë, Francës dhe Libanit takohen në Paris për mbështetjen e ushtrisë libaneze
Minoriteti turk i Trakisë Perëndimore ngre në Këshillin e OKB-së shqetësimet për të drejtat fetare
Mbetjet e dronit të Huthive të rrëzuar në Arabinë Saudite lënë një të vrarë dhe dy të plagosur
Dy gra ngrenë padi kundër pasurisë së Jeffrey Epstein
Kryediplomati italian bën thirrje për veprim evropian kundër kolonëve izraelitë
OKB-ja: Nuk ka paqe në Lindjen e Mesme pa zgjidhjen me dy shtete
Grupi i së Majtës në PE akuzon von der Leyen për “standarde të dyfishta” ndaj Ukrainës dhe Izraelit
Kallas i kërkon Evropës t’i imponojë Rusisë kosto më të madhe për sulmet hibride
Italia zgjat kontrollet kufitare me Spanjën edhe për 15 ditë
NATO-ja: Avionët luftarakë rrëzuan një dron mbi hapësirën ajrore të Lituanisë
ShBA-ja konfirmon për herë të parë se ka vendosur armë hapësinore
Egjipti dhe Greqia nisin stërvitje të përbashkët ushtarake në Mesdhe
OKB-ja kërkon masa urgjente ndaj rreziqeve në rritje nga inteligjenca artificiale
Fidan diskuton sulmet rajonale dhe negociatat me homologët e Katarit dhe Arabisë Saudite
Trump: Rusia dhe Ukraina dakordohen t’i ndalojnë sulmet ndaj objekteve energjetike të njëra-tjetrës
B’Tselem: Izraeli synon të zhdukë praninë palestineze në Bregun Perëndimor
Rutte takon kryeministrin slloven në Bruksel: "Sllovenia, anëtare e besueshme e NATO-s"