26 Mars 2026
Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje 2:1 ndaj Polonisë në Varshavë, duke u eliminuar nga play-off-i për Kupën e Botës 2026.
“Kuqezinjtë” kaluan të parët në epërsi me golin e Arbër Hoxhës dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazh, duke dhënë shpresë për një kualifikim historik. Megjithatë, në pjesën e dytë Polonia reagoi fuqishëm dhe përmbysi rezultatin me golat e Robert Lewandowski dhe Piotr Zieliński.
TË REKOMANDUARA
Me këtë humbje, mbyllet rrugëtimi i Shqipërisë drejt Botërorit 2026, ndërsa Polonia siguron kalimin në fazën finale të play-off-it.



















