Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa dhe Princi i Kurorës i Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah, diskutuan mënyrat për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe çështjet kryesore rajonale dhe ndërkombëtare, raportoi të enjten agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA.
Agjencia bëri të ditur se takimi u zhvillua të mërkurën në margjinat e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, në prani të ministrit të Jashtëm sirian Asaad al-Shaibani.
Të dyja palët diskutuan forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shkëmbyen mendime për disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët, tha SANA.
Takimet e nivelit të lartë dhe debati i përgjithshëm i sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nisën të martën, me pjesëmarrjen e Sirisë, dhe do të vazhdojnë deri më 28 shtator, sipas programit zyrtar të OKB-së.




















