| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Ministri Nufi: Shqipëria është aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në rajon
Nufi mori pjesë sot në takimin e NATO-s në Bruksel, ku sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, u diskutua mbi prioritetet kryesore të Aleancës në funksion të forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive në hapësirën euro-atlantike.
Ministri Nufi: Shqipëria është aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në rajon
Ministri Nufi: Shqipëria është aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në rajon

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se Shqipëria është aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në rajon.

Nufi mori pjesë sot në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, zhvilluar në Bruksel, ku, sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, u diskutua mbi prioritetet kryesore të Aleancës në funksion të forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive në hapësirën euro-atlantike.

“Në ministerial është theksuar rëndësia e ruajtjes së unitetit ndërmjet aleatëve, rritjes së gatishmërisë operacionale dhe forcimit të kapaciteteve mbrojtëse përballë sfidave të reja dhe kërcënimeve në zhvillim ndaj sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkohë, në një reagim në rrjetet sociale, ministri Nufi ka theksuar se përballë sfidave të reja dhe kërcënimeve në zhvillim, bashkëpunimi ndërmjet aleatëve, investimet në mbrojtje dhe modernizimi i kapaciteteve ushtarake “janë garancia më e fortë për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta”.

“Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj të pandërprerë me përgjegjësi dhe vendosmëri në kuadër të NATO-s, si një aleate e përkushtuar dhe e besueshme, duke forcuar rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon e më gjerë”, është shprehur Nufi.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë